Ekspozita “Trashëgimi në rrënoja. Rijetëzimi i së harruarës” prezanton rrënojat e objekteve në Tragjasin e Vjetër. Ky aktivitet paraqet rezultatet e një bashkëpunimi të ngushtë e të suksesshëm midis Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) dhe IMK për evidentimin, njohjen, dhe propozimeve konkrete për rijetëzimin e Fshatit rrënojë të Tragjasit të vjetër.
Data: 13 Shkurt Ora: 16:00 Vendi: Salla “Unesco” dhe Salla e Ekspozimeve të Përkohshme në Muzeun Historik Kombëtar