Edicioni i tretë i DocuTIFF

 Tirana Film Institute do të zhvillojë edicionin e tretë të DocuTIFF 2017 në Tiranë nga data 10–17 maj në sallat Black Box të Universitetit të Arteve, salla UNESCO e Muzeut Historik Kombëtar dhe Open Air te Teatri Veror në kodrat e Liqenit.

DocuTIFF ka për qëllim të inkurajojë prodhimin e filmit dokumentar në Shqipëri dhe për t’iu dhënë më shumë shanse kineastëve shqiptarë për të gjetur bashkëpunim dhe duke bërë të mundur kontakte reciproke me kolegët e tyre në rajonin tonë dhe më gjerë.

Data: 10-17 Maj

Ora: 20.00

Vendi: Black Box në Universitetin e Arteve,

salla UNESCO në Muzuen Historik Kombëtar,

Teatri Veror në Parkun e Liqenit,

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies