Aktorja Olta Daku me komedinë "Shirli Valentina" me regji të Driada Dervishit, rikthehet në ArTurbina në datat 7-8 dhjetor ora 19.00. Por këtë herë me një kauzë humane, të ardhurat nga biletat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
***
Shirli Valentina është një nga veprat më të sukseshme të autorit anglez Willy Russell, e cila qëndron prej tri dekadash në repertorin e teatrove angleze . E vënë në mbi 30 vende në mbarë botën, kjo vepër vjen për herë të parë në Shqipëri."Shirli Valentina" është konceptuar në formën e një 'one woman show' , ku përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme.
Datat: 7-8 dhjetor 2019
Ora: 19:00
Vendi: ArTurbina