Medea në Teatrin Eksperimental

    Medea ne teatrin eksperimental ne tirane, shfaqje teatrale ne tirane, aktivitete ne tirane, vizito tiranen

Tragjedia e lashtë greke “Medea” vjen në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”  në datat, 3,4,7,8,9 Shkurt 2018, ora 19.00 në sallën Molier. Kasti i aktorëve që do të luajnë: Luiza Xhvani, Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti, Ahmet Pasha, Gjergj Mena, Kristian Koroveshi, Adriana Tolka, Alesia Xhemalaj, Algiona Aga, Franceska Hysi, Julinda Emiri, Sara Smaja, Xhulia Musagalliu, Benardo Meziri, Ergys Malsia, Fritz Selmani, Ismail Shino, Mariol Aliko, Amadeus Klevent Xhizdari, Rei Lika. Subjekti Tragjedia e lashtë greke “Medea” bazohet në mitin e Jasonit dhe Medeas dhe u ngjit në skenë për herë të parë në vitin 431 para Krishtit. Subjekti përqëndrohet mbi veprimet e Medeas, dikur princeshë e mbretërisë “barbare” të Kolkias dhe bashkëshorte e Jasonit. Ajo sheh se pozita e saj në botën greke është e kërcënuar, kur Jasoni e braktis për t’u martuar me një princeshë greke të Korintit. Medea merr hak mbi Jasonin, duke vrarë bashkëshorten e tij të re, po ashtu edhe dy bijtë e vet, për t’u arratisur më pas në Athinë për një jetë të re. Kjo tragjedi është një tablo mjeshtërore e pasionit me nënshtresat dhe zgavrat e tij sekrete. Vuajtja dhe ndjeshmëria e dashurisë së vrarë vizatohen fuqishëm, deri sa kulmojnë me veprën e tmerrshme të hakmarrjes. Fuqishëm është ravijëzuar gruaja me joshje të jashtëzakonshme, e cila është njëkohësisht e dobët. Notat e butësisë mëmësore janë patetike në shkallën më të lartë. Lufta e emocioneve, gjeneruar nga pasioni, rrëfehet në mënyrë të admirueshme; dhe mes gjithë stresit nga konflikti i tyre, dhe mes gjithçkaje të sofistikuar dhe iluzive, që gërryen shpirtin, urrejtja dhe hakmarrja fitojnë betejën. Medea është kriminele, por jo pa shkak dhe jo pa forcë e dinjitet. Në dallim nga Eskili epik dhe Sofokliu i përqënduar te ndërveprimi i karaktereve , Euripidi i hapi artit dyert e një bote të re dhe na jep një pamje më të afërt të ndjenjës pasionante, edhe në format e saj më të pastra, edhe në çmenduritë më të egra, të cilat kontrollojnë, pështjellojnë apo shkatërrojnë njerëzit.

Data: 27 Shtator

Ora: 18.00

Vendi: Salla Molier, Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivolgi”, Rr. Murat Toptani

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies