Trajnim ‘Marketingu Dixhital’

    Trajnim ‘Marketingu Dixhital’ ne Tirane, trajnime ne Tirane, evente ne Tirane

Në datën 31 Janar 2018 fillon trajnimi “Marketingu dixhital” në sallën “Consortium” në Hotel Tirana International. Trajnimi organizohet nga Alb Konfindustria në bashkëpunim me Compagnia delle Opere. Ky trajnim do të përfshijë diskutime konceptuale mbi marketingun offline dhe onlinesi edhe shembuj praktikë të tyre. Trajnimi do ti orientojë pjesëmarrësit se si te kuptojnë strategjite e marketingut dhe strategjite dixhitale, si te vene ne zbatime teknikat e reja, si të analizojnë rezulatet e tij dhe si të mund të realizojnë një kërkim të aplikuar në treg me qëllim arritjen e objektivave që lidhen me vendimmarrjen strategjike dhe menaxhimin e përditshëm në terren. Në këtë kurs mund të marrin pjesë menaxherë, administratorë të kompanive, ose specialiste te marketingut të cilët janë të interesuar për zhvillimin e aftesive strategjike ne komunikim dhe teknika te reja te marketingut offline dhe online. Më shumë info për programin: Eventi në Facebook