Metropoli Dhuron

    Metropoli dhuron, shfaqje teatrale ne Tirane, evente ne Tirane, aktivitete ne Tirane

Teatri Metropol në bashkëpunim me Food Bank Albania ju fton të kontribuojmë me një ndihmë modeste. Për të gjithë ata që do të vijnë të ndjekin shfaqjen “Nata e dymbëdhjetë”, nga data 18 Janar deri në 4 Shkurt, Teatri Metropol ofron 40% zbritje në çmimin e biletës, nqs ju dhuroni një ose disa produkte ushqimore për familjet në nevojë. Si mund të bëhesh pjesë ?

  1. Kur të rezervoni biletën e teatrit në web, me telefon apo në biletari, mjafton të thoni “Unë do të dhuroj”.
  2. Sill një ose disa nga produktet e shportës ushqimore të domosdoshme kur të vini në Teatër ditën e shfaqjes. Duke dorëzuar donacionin tuaj në “Koshin e Food Bank Albania”, ju do të përfitoni menjëherë 40 % zbritje në çmimin e biletës së teatrit, duke e paguar atë 300 lek ndryshe nga çmimi standart i biletës, 500 lek.

Stafi i Teatrit Metropol dhe Food Bank Albania ju mirëpresin në teatër për t’u argëtuar dhe dhuruar! Uria është lloji më i vështirë i varfërisë dhe askush nuk e meriton atë. Çdo ndihmë e vogel ka vlerë. Së bashku mund të bëjmë shumë!

Data: Nga 18 Janari deri në 4 Shkurt 2018 Vendi: Teatri Metropol

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies