‘Zhurma qetësie’ ekspozitë në DitArt

    ‘Zhurma qetësie’ ekspozitë në DitArt, ekspozita ne Tirane, evente ne Tirane, aktivitete ne Tirane, galeri arti ne Tirane, Vizito Tiranën

Më 3 Shkurt, 2018, ora 18.00 çelet ekspozita “Zhurma Qetësie” nga artistët Orlis Vathi dhe Tanja Laeri tek Ditart, Tiranë, e cila do të jetë e hapur për publikun deri më datën 15 Shkurt, ora 4-8 pasdite. Tanja është një artiste ndërkombëtare, në program rezidence me Ekphrasis Studio në Tiranë për projektin Reef Refigium II, dhe ka ekspozuar, punuar për disa projekte në Zvicër, Gjermani, Morok e Shqipëri. “Zhurma Qetesie” eksplorohet dhe nga Orlisi, një artist që ka lindur, marrë pjesë në shumë ekspozita, kuruar disa aktivitete artistike, në Tiranë. Së bashku, artistët diskutojnë marrëdhënien ndërmjet Hapësirës dhe Individit në qytet. Individi paraqitet shpesh, me qëllim ose jo, si një kalimtar dhe dëshmitar i ndryshimeve. Ndërmjet eksperiencës fizike dhe emocionale të hapësirës në qytet, objekti është kryesor në dokumentim pasi ka një prezence të rëndësishme. Objekti, format dhe “zhurmat” bëhen gjuha shpjeguese e veprave të artistëve. Kuruar nga Blerina Berberi dhe Kevin Tummers.

Data: 3-15 Shkurt

Vendi: DitArt

Më shumë info: DitArt Facebook

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies