Mbill një pemë për Shën Valentin!

    Mbill një pemë për Shën Valentin, Dita e Shen Valentinit ne Tirane, aktvitete per Shen Valentinin ne Tirane, evente ne Tirane

Doni diçka të ndryshme për të dashurin tuaj Ditën e Shën Valentinit? Tregoni dashurinë tuaj me një dhuratë afatgjatë që do të vazhdojë të rritet. Celebroni dashurinë tuaj me mbjelljen e një peme. Le të jetë kjo pemë simbol i dashurisë, që lind si një filiz dhe rritet bashkë me të, ndërsa Agjencia e Parqeve dhe Reakreacionit do t`ju mundësojë një vend në rrethinat e Tiranës. Bashkia Tiranë ju fton të mbillni pemën tuaj, duke i dhuruar kështu qytetit, shtëpisë sonë të përbashkët më shumë oksigjen, cilësi jete dhe dashuri. Miqësia dhe dashuria janë degë të së njëjtës pemë, ato shkrihen me njëra-tjetrën dhe i falin trungut jetëgjatësinë e dëshiruar!

Data: 14 Shkurt 2018

Ora: 8 am-8 pm

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies