Ambasada Austriake në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, sjellin ekspozitën me temë: “Monarkia Austro-Hungareze dhe Shqipëria 1916-1918”. Konferenca dhe çelja e ekspozitës të premten 26 janar 2018 (nga ora 10.30 – 17.00) dhe do të qëndroj e hapur të shtunën 27 janar 2018 (nga ora 10.30 – 14.20) në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Konferenca do të sjellë në kujtesë periudhën e viteve 1916-1918 (periudhë në të cilën Austro-Hungaria administroi më tepër se gjysmën e territorit të Shqipërisë). Akademikë nga Austria dhe Shqipëria do të kujtojnë ngjarjet e asaj kohe, të cilat formojnë dhe influencojnë marrëdhënien midis dy vendeve deri në ditët sotme. Konferenca do të trajtojë tema të tilla si: "aneksim ose protektorat" dhe ndikimin austriak në infrastrukturë, politikë, administratë, ekonomi, kulturë dhe arsim. Në kuadër të kësaj konference do të çelet edhe një ekspozitë me fotografi nga kjo periudhë kohore.