‘Shërbëtorët’ tek Teatri Eksperimental Kujtim Spahivogli

    evente ne tirane teater

Komedia ‘Shërbëtorët’ e shkrimtarit francez Jean Genet, vjen në skenën e Teatrit  Eksperimental Kujtim Spahivogli nga data 20 Janar deri më 4 Shkurt.

Dy shërbëtore, urrejnë e dashurojnë së bashku, zonjën e tyre. Ato kanë denoncuar të dashurin e kësaj të fundit përmes disa letrave anonime. Pasi marrin vesh se zotëria në fjalë do të lihet i lirë për mungesë provash e në këtë mënyrë tradhëtia e tyre do të dalë sheshit, fillimisht përpiqen ta vrasin zonjën. Dështojnë. Dhe pas kësaj përpiqen të vrasin njëra-tjetrën. Hedhja e tyre e dëshpëruar hyn në orbitën e mijra të rinjve të cilët enden pa të ardhme dhe shpresë, me rebelimet e heshtura të përditshme dhe me trazirat sociale të kohës sonë.

Data: 20 Janar – 4 Shkurt

Ora: 19:00

Vendi:  Teatri Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", Rruga Murat Toptani, 100 Tirana, Albania