Jakup Ferri – ekspozita op op

Të Ejnten 11 Janar, ora 20:00 tek Tulla center, hapet "op, op", ekspozita personale e Jakup Ferrit. 
Ferri është i njohur për vizatimet e tij në dukje të sinqerta në letër, qelq, madje edhe në mure. Ai është pjesë e një brezi të ri artistësh të cilët si rezultat i ekspozitave ndërkombëtare dhe programeve rezidenciale, jetojnë një ekzistencë nomade. Puna e Ferrit karakterizohet nga thjeshtësia dhe çiltërsia, duke portretizuar njerëzit në izolimin e tyre, të tjetërsuar nga mjedisi i tyre.
"op op", do të paraqesë punën më të re të Ferri-t të prodhuar në tapiseri. Për anën teknike dhe realizimin e mozaikut, Ferri bashkëpunoi me Fatos Kabashin dhe 8 asistentë të tjerë.

Data: 11 Janar - 3 Shkurt 2018

Tulla - Culture Center Rruga Hiqmet Delvina, 1000 Tirana, Albania