Festivali i Trastave 2017

    Festivali i Trastave Tirane

A mendoni dhe ju se një mjedis i qëndrueshëm fillon pikërisht nga vetvetja? Të premten, më 15 dhjetor Ambasada e Mbretërisë së Holandës në partneritet të ngushtë me Ecovolis dhe Bashkinë e Tiranës do të organizojë "Festivalin e Trastave" në Qendrën Kulturore TEN, duke filluar nga ora 09.30. Qëllimi i këtij projekti është përfshirja e fëmijëve dhe prindërve të shkollave si qytetarë aktivë për një të ardhme të qëndrueshme, sepse le te jemi te sinqerte, ka një problem ndotjeje në Tiranë. Përdorimi i qeseve plastike në qytet ka ndikim të fortë në shëndetin publik, ndotjen e mjedisit dhe jetesën e qëndrueshme. Kjo iniciativë u është dedikuar fëmijëve të shkollave fillore dhe të rinjve, por gjithashtu synon të arrijë prindërit e tyre duke i ndihmuar ata të fillojnë të përdorin trasta të perbëra nga materialet e riciklueshme. Trastat e riciklueshme u shpërndanë në 7 shkolla të ndryshme në Tiranë, ku studentët mund të pikturojne mesazhin ose idenë e tyre në lidhje me mbrojtjen e mjedisit. Pjesëmarrësit e zgjedhur do të konkurrojnë në një piste, ku secila shkollë do të përfaqësohet nga tre idetë e tyre më të mira të trasstave të zgjedhura nëpërmjet konkurseve të brendshme. Do të ketë edhe një konkurs online në të cilin mund të merrni pjesë dhe të jepni kontributin tuaj. Fituesit do të shpallen nga një juri profesionistësh, të cilët do të kenë një çmim për 3 idetë më të mira, si dhe për fituesin e garës online. Ju mund ta dërgoni punën tuaj në: trastaonona@gmail.com dhe për më shumë detaje ju mund të kontaktoni të njëjtën adresë! Është koha të tregojmë dashuri për natyrën!

Data: 15 Dhjetor 2017

Ora 09:30

Vendi: Qëndra Kulturore “TEN”

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies