Autori më me ndikim në të gjithë dramaturgjinë botërore, Uilliam Shekspir do të vijë për të parën herë në skenën e Teatrit Metropol. Ngjarjet e kësaj komedie, cilësuar nga pjesa më e madhe e studiuesve si më e mira e tij, ndodhin në Ilirinë e kohërave të hershme, Shqipëria e sotme dhe besohet se ai e shkroi rreth vitit 1601. Teatri Metropol dhe regjisori amerikan Justin Anderson do ta sjellin veprën në një tjetër kohë, në Shqipërinë e viteve 1800, koha e Lord Bajron, Ali Pashës dhe fotografëve Marubi duke ndërthurur elementë autentikë të kohës dhe vendit ku ndodhin ngjarjet si në muzikë e kostume.
Data: 6 Dhjetor 2017 – 4 Shkurt 2018
Ora: 19.00 Vendi: Teatri Metropol