Don Kishoti dhe aventurat e tij tek Teatri Metropol

    teatri per femije  ne Tirane

”Don Kishoti” dhe aventurat e tij do të vijnë nëpërmjet kukullave këtë fundvit në Teatrin Metropol.  “Don Kishoti” vihet për herë të parë në skenë nëpërmjet kukullave, një eksperiencë e re për teatrin, e sjellë nga regjisori Klajd Ymeri.  “Don Kishoti është një zotëri nga Spanja, I cili pasi kishte lexuar shumë libra mesjetare kalorsiake vendos të bëhet dhe ai një kalorës. Kështu merr shpatën dhe mburojën dhe del në kërkim të aventurave, bashkë me mikun e tij fshatar Sanco Pançon, të cilit i premton zotërime pa fund pas fitoreve të tyre. Ai lë çdo gjë nga jeta e tij në emër të të dashurës, Dulqinjës së Tobozos. Bashkë me Sancon kërkojnë aventura, por shumë herë ato i shkojnë për ters. Në fund të veprës, Don Kishoti vdes si pasojë e temperatures dhe rrëfyesi, të cilit Servantesi thotë se i ka dëgjuar historinë, del dhe thotë se pas vdekjes së Don Kishotit, nuk pati me asnjë kalorës. Info & Rezervime: +355 67 227 0668 Ju mund të rezervoni biletën tuaj edhe në web:www.teatrimetropol.al

Datat e shfaqjes: 10 Shkurt

Ora: 11:00

Vendi: Teatri Metropol

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies