Teatri hollandez, Lichtbende vjen në Tiranë me shfaqjen "Unë dhe Pleshti", ditën e Shtunë, më 25 Nëntor në orën 10:30, në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental, "Kujtim Spahivogli". Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta, ju fton bashkë me fëmijët (mbi 4 vjeç) për të parë me sytë tuaj sesi shfaqja krijohet nga artistët e Lichtbende, duke iu dhënë jetë dritave përmes projektimit në një ekran gjigand. Është një shfaqje për fëmijë, por që do e shijojnë pa dyshim edhe të rriturit - me humor, muzikë dhe animacion. Hyrja është e lirë!
Date: 25 Nëntor 2017
Ora: 10.30-11.30
Vendi: Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”