Ju kujtohet thirrja “Ju flet Tirana”? A e dini se nga ku u realizua? Më 17 Nëntor 1944, u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë dhe si rrjedhojë edhe Radio Tirana. Në kuadër të “Edu, Netë dhe Kino në Re”, Shoqata DoART, Reja dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit Ju ftojnë të shihni se në ç’gjendje është Monumenti i Kulturës pas 73 vitesh. Një dokumentar që do të nxisë diskutimin tek “Reja”. Nëse një komb shkatërron të shkuarën e tij, është i destinuar të vdesë…
Më 17 Nëntor 2017, ora 19:00 te Reja