Ekspozita ‘Armë të mjeshtërve shqiptarë’

    muzeu kombetar tirane

Muzeu Historik Kombëtar, nga data 3 nëntor deri më 13 nëntor 2017, organizon ekspozitën me titull “Armë të mjeshtërve shqiptarë”. Ekspozita organizohet në kuadër të 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe përmban 47 objekte: 21 kobure, 8 pushkë, 10 vezme, 2 harbi dhe 6 jataganë. Armët ilustrohen edhe me fotografi, me anën e të cilave pasqyrohet puna artistike e armëtarëve shqiptarë.

Zbukurimet e armëve janë bërë me teknikën e filigranit. Kjo vërteton se shqiptarët ishin mjeshtër në punimin dhe zbukurimin e armëve. Armët e tyre ishin të punuara me argjend, por edhe të lara me ar. Në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar janë ekspozuar pushkë, kobure, vezme, harbi dhe jataganë.

Data: 3 -13 Nëntor

Ora: 17:00

Vendi: Muzeu Historik Kombëtar

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies