Shfaqja teatrore “Tramvaji Dëshirë” vepër shkruar nga autori i njohur amerikan Tennessee Williams vjen sërish për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga 4-5 Nëntor, ora: 19:00.
Tramvaji dëshirë e Williams është e zjarrtë, e papërpunuar, e stuhishme, e dhimbshme, vazhdimisht emocionuese dhe çuditërisht prekëse përgjatë studimit të depresionit që kalon një grua. Interpretojnë Myzafer Ziflaj, Ina Gjonçi, Genci Fuga, Laura Nezha, Adriana Tolka, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Ermal Rodi, Xhuliano Brisku.
Data: 4-5 Nëntor
Ora: 19:00
Vendi: Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”