Merrni një maskë me vete, vishuni çuditshëm, në mendje një vjershë, këngë, ose gjëagjëzë dhe ejani në datën 31 Tetor, nga ora 10.00 në Zoo Park. Pavarësisht origjinës së festës së Halloween, faktit nëse ajo simbolizon largimin e verës dhe ardhjen e dimrit, vitit të ri, apo ditën e të gjithë Shenjtëve, ajo është bërë pjesë e traditës festive të shumë vendeve në botë dhe prej vitesh festohet edhe në Shqipëri. Pa dyshim është një festë e frikshme, ngjall kuriozitet pasi është e veshur nga një dozë misteri; shumë libra dhe filma janë frymëzuar nga kjo atmosferë, madje edhe fëmijët e duan këtë festë, ndoshta pikërisht prej efektit sugjestionues të saj.
Data: 31 Tetor
Ora: 10: 00 – 21:00
Vendi: Kopshti Zoologjik Tiranë