Në këtë muaj të luftës kundër kancerit të gjirit, Tirana i bashkohet për të dytin vit rradhazi lëvizjes botërore “Move to Give”, aktivitetit të miliona grave që kanë nevojë për suport dhe e milionave të tjera që mund ta parandalojnë në kohë këtë sëmundje. Eja dhe ti me 27 Tetor në orën 18:00 tek Fushat Sportive të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, për të arritur së bashku me Instruktorët Fatilda Smajlaj dhe Antrian Shabani të ndihmojmë në socializimin mes femrave nëpërmjet kërcimit, ritmeve zumba, duke ҁliruar energjitë negative dhe duke krijuar një gjendje shpirtërore plot pozitivitet.
Data: 27 Tetor Ora: 18:00 Vendi: Fushat Sportive të Parkut të Madh të Liqenit Artificial