MetroFest 2 në Teatrin e Metropolit

    metrofest ne tirane, teater ne tirane, evente ne tirane, shfaqje teatri ne tirane

MetroFest, është një festival i ri, që organizohet për herë të dytë në Teatrin e Metropolit, në sezonin e vjeshtës 2018, me temë: Drama Shqipe. Festivali do të përfshijë shfaqje të vëna në skenë, shfaqje të reja nga arkivi i dramës shqipe që nuk janë vënë asnjëherë në skenë dhe lexime veprash e diskutime, të cilat do të ndahen sipas ditëve në tema të përbashkëta si Komedia; Drama historike dhe Drama dhe Diktatura. Ky Festival është menduar të nxisë punën e re dhe kërkimin artistik të fuqive krijuese që duan të mbështesin gjallimin e veprave shqiptare dhe takimin e tyre me publikun e gjerë në një frymëmarrje të përbashkët. Teatri i Metropolit vazhdon të mbështesë objektivin: më shumë qasje në kulturë nga më shumë njerëz, nga të gjithë qytetarët, edhe ata që janë të përjashtuar ose ndihen të përjashtuar nga arsyet e aftësisë financiare, prejardhjes sociale ose prejardhjes kulturore. Veprat që do të vihen në skenë  janë:‘Kryet e Hudhrës’ nga Krist Berisha, ‘Rrajët lëvizin’ nga Ernest Koliqi, ‘E mbesa e krahinarit’ nga Kristo Floqi ,‘Makaronat e shejtanit’ nga Lazër Lumezi ,‘Prangat’ nga Halil Laze.

Data: 03-14 Tetor 2018 

Programi i plotë: kliko këtu

Info & Rezervime: +355 67 227 0668

 

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies