Në kuadrin e tureve në gjithë botën, Joss Stone vjen të këndojë në Shqipëri në TullaCenter, Tiranë, më 26 tetor 2017, menjëherë pas koncerteve që zhvillon këtë javë në Londër dhe Moldavi.
Joscelyn Eve Stoker, e njohur me emrin e skenës Joss Stone, është një këngëtare angleze, kantaautore dhe aktore. Ajo fitoi famë në 2003 me albumin “The Soul sessions”. Disa albume dhe këngë të tjera të saj janë nderuar me çmime Grammy.
Data: 26 Tetor
Vendi: Qëndra Kulturore Tulla