Një shfaqje e mrekullueshme për fëmijë mbi një fabul interesante që personazh kryesor ka vajzën e vogël Keit dhe macen e saj të dashur Pisika.
Mbi 100 kërcimtarë dhe aktorë të vegjël, do të interpretojnë në këtë shfaqje të ideuar nga Studio Dance “Melodi” dhe mbështetur nga APR-ja, për te sjellë në hapësirën e ZOO një festë të vërtetë fëminore.
Hapësira e Zoo do të jetë e arreduar me elementët e spektaklit, argëtimit, rekreativitetit.
Data: 22 Tetor
Ora: 11.00
Vendi: Kopshti Zoologjik i Tiranes