Galeria Kombëtare e Arteve do të hapë në një nga sallat e saj ekspozuese me datë 13 Tetor 2017, ora 18.00 ekspozitën “Në Vendin e Shqiponjave” 2015 – 2017”, të fotografes franceze Virginie Caquot.
Projekti, i konceptuar dhe realizuar nga vetë autorja, paraqet përmes 30 fotografive bardhë e zi të një formati të mesëm, një udhëtim pamor të artistes gjithkund nëpër Shqipëri gjatë periudhës shtator 2015 dhe korrik 2017. Ato kapin momente të jetës së përditshme të njerëzve, atmosferave dhe ngjarjeve.
Më datë 13 Tetor, ora 11.00, do të zhvillohet konferenca për shtyp.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23 Tetor 2017.
Data: 13 - 23 Tetor
Ora: 18:00
Vendi: Galeria e Arteve