Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Federatën e Golf-it zhvillon për herë te parë te Fushat Multisportive aktivitetin "Golf në Park".
Me qëllim zhvillimin e disiplinave të ndryshme sportive në Shqipëri dhe përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve do të organizohen seanca teorike dhe praktike të këtij sporti nga Instruktor Lulëzim Lleshi (me eksperiencë 15 vjeçare dhe 4 herë përfaqësues i kombëtares së Golf-it).
Data: 13 Tetor
Ora: 11:30-13:00
Vendi: te Fushat Multisportive - Parku i Madh i Liqenit