Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Cirkun Kombëtar organizon shfaqjen “Fëmijë, po vjen Cirku” në disa nga Sheshet e Reja Rekreative të kryeqytetit dhe në parqet kryesore të tij.
Këto shfaqje, jashtë strukturës së përhershme ku realizohen, do të sjellin argëtim, zbavitje, kreativitet për fëmijët e të gjithë grupmoshave, impakt të drejtëpërdrejtë të magjisë së këtij arti te komuniteti dhe njëkohësisht do t’i japin një dimension të veçantë hapësirave rekreative ku do të zhvillohen.
Data: 18 Tetor
Ora: 17: 00 – 18.30
Vendi: Sheshi Rekreativ te Ali Demi.