Në një nga sheshet më të gjalla të kryeqytetit shqipëtar, inaugurohet të shtunën 14 Tetor ora 11.00 instalacioni Mediterranean Home 0.0 projektuar nga arkitekti Arjon Muarremi. Mundësuar me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Mediterranean Home 0.0 bëhet pjesë e gjurmës urbane të qytetit me qëllim që të kthehet në teatër të projekteve, ekspozitave të përkohshme dhe eventeve kulturore, nga muzika në artet vizuale, nga arkitektura në urbanistikë, duke hyrë kështu në qarkun e planit aktual të Tiranës Policentrike.
Data: 14 Tetor
Ora: 11:00
Vendi Sheshi Avni Rustemi, tek Pazari i Ri