“Grand Gala de la Zarzuela” vjen për herë të parë për publikun në datën 6 maj, ora 19:00, në Qendren Kulturore të Katedrales Orthodhokse.
Zarzuelat e famshme spanjolle, solistet e TKOB shoqëruar nga orkestra simfonike dhe trupa e korit, do të sjellin nje mbrëmje te jashtëzakonshme nën drejtimin e dirigjentit spanjoll, të ftuarit special, Ricardo Cassero.
Kjo mbrëmje e rrallë organizohet nga Teatri kombëtar i Operas dhe Baletit së bashku me ambasaden spanjolle.
Biletat i gjeni në sportelin e Teatrit Kombëtar nga ora 10:00 – 13:00 dhe nga ora 16:00-20:00 dhe online në www.myticket.al
Si dhe nurmin e telefonit 0672417167
Date: 6 Maj
Ora: 19.00
Vendi: Qendra Kulturore në Katedralen Orthodhokse.