Bienalja e Mesdheut në Shqipëri

Për here të parë, Shqipëria do të jetë vendi mikpritës  i  Bienales së Artistëve të  Rinj nga Europa dhe Mesdheu, Mediterranea 18,  një ekspozitë ndërkombëtare multidisiplinore që zhvillohet çdo dy vite në vende të ndryshme të Europës me artistë të rinj nga mosha 18-34 vjeç.

 Në 4 maj, Ministria e Kulturës do të organizojë hapjen e Bienales, te Parku Rinia në Tiranë, në orën 18:00,  me praninë e artistëve të përzgjedhur, të ftuarve specialë, gazetarëve etj.

Nga data 5 deri në datën 9 maj duke filluar nga ora 12.00  mund të jeni pjesë e ekspozitave të arteve pamore dhe të aplikuara, performancave artistike, muzikore dhe letrare si dhe projeksioneve filmike.

 Mediterranea 18’ do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 28 maj 2017.

Data: 04-28 Maj

Ora: 18.00 Vendi:  Parku Rinia

Website: http://mediterraneabiennial.org

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies