Gjenerata A ekspozitë nga Julius Eb

Në datën 26 prill, në Gallerinë e Arteve , Shqipëria e 30 viteve të fundit do të rrëfehet  përmes fotografive të artistit gjerman Julius Eb.

Projekti fotografik i Eb, tregon trajektoren e ndryshimeve dhe tranzicionin e shoqërisë shqiptare brenda një periudhe kohore gati 30 vjeçare duke u fokusuar thuajse ekskluzivisht tek ai brez, titulluar nga vetë Eb si “Gjenerata A”, që thuajse nuk njohu aspak diktaturën komuniste në Shqipëri, pas rënies së saj në 1990.

Makina luksi, veshje të modës së fundit, blloqe pafund betoni me pallate të reja që tregojnë historinë e tranzicionit të shoqërisë shqiptare  që nuk mbaron kurrë.

Si një udhëtar në kërkim, Julius Eb është shndërruar në një arkeolog dixhital të së tashmes.

Pra, si e sheh fotografi gjerman Shqipërinë e sotme me një  gjeneratë tjetër?

Ky kuriozitet do t’ju shuhet me çeljen e ekspozitës më datën 26 prill, ora 19.00

Data: 26 Prill – 15 Maj 2017

Ora: 19.00

Vendi: Galleria e Arteve

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies