Violinisti shqiptar me famë botërore Olen Çesari dhe diva Inva Mula do të mahnisin sonte publikun shqiptar në Pallatin e Kongreseve në një koncert madhështor. Dy artistët shqiptarë të nivelit botëror do të interpretojnë muzikë nga të gjithë popujt e botës. Shkëlqim të veçantë koncertit live, do ti japë edhe sopranoja me famë botërore Inva Mula, e cila nën tingujt e violinës së Olen Cesarit do të interpretojë disa arie të njohura popullore. Në skenën e Pallatit të Kongreseve, gjeniu i violinës së bashku me “International Clandestine Orchestra” do të performojë pjesë të magjishme të muzikës tradicionale jo vetëm të Shqipërisë por të të gjithë popujve të botës.
Data: 19 – 20 Prill
Ora 19.00
Vendi: Pallati i Kongresve.
Biletat janë në shitje te Pallati i Kongreseve, hyrja pasme.