Për tej të figurshmes, ekspozitë e Zinni Veshi në Galerinë Kombëtare të Arteve

Ditën e premte 14 prill 2017, ora 18.00, hapet ceremonia e inaugurimit të ekspozitës "PËR TEJ TË FIGURSHMES" të artistit Zinni Veshi Galeria Kombëtare e Arteve. “Për tej të Figurshmes” nuk ka nevojë e as mundësi për koncept që projekton e prodhon ekspozitë, do të jetë tabloja vetë edhe projeksioni që ekspozon vetiu koncepte. Zinni Veshi, është piktori i figurës njerëzore, Qenies. Çdo tablo këtu është një ekspoze portreti në grup, ashtu si dhe një ekspozitë portretesh, por duke e shtyrë portretin dhe trupin kah zhbërja piktorike. Drejt fytyrës së pafytyrë. Është si një agregat treni të nëndheshëm, me profile të kudondodhur, nëpër stacione të pa fiksuara. New York, qyteti ku jeton autori dhe mpikset tabloja e tij është si një stacion koincidence, porse tipik për t’i dhënë ngarkesën urbane subjektit. Ndërkohë që adresa stilistike është tepër e saktë, e shënjuar rigorozisht për të na udhërrëfyer drejt një thelbësie integrale, koherente, pa rënë në eklektizëm dhe duke i qendruar vetvetes.

Data: 14 Prill-10 Maj

Vendi: Galeria Kombëtare e Arteve  

Orari: E mërkurë - E dielë 10:00-18:00

Pranimi i fundit 17:40

Të hënën, të martën mbyllur    

Biletat Të rritur 200L Të moshuar dhe studentë 100L

Pesonat me aftësi të kufizuara 100

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies