Komedia “39 Hapat” vepër e autorit Patric Barlow adoptuar në tekstin e John Buchan dhe filmin e suksesshëm të Alfred Hitchcock vjen për herë të parë, premierë në Shqipëri dhe Evropë. Është një nga veprat më të vlerësuara në Brodway. Në skenën e Teatrit të Metropolit vjen nga regjisori Qëndrim Rijani. “39 Hapat”është një komedi ku interpretojnë katër aktorë, Neritan Liçaj, Jonida Vokshi, Florian Agalliu, Donald Shehu, Amri Hasanlliu dhe Mardit Lleshi, të cilët portretizojnë 130 karaktere, shpesh here të cilët i ndryshojnë rolet përpara syrit të spektatorit. Vepra është një histori brilante e heroit të pashëm Richard Hannay, i cili është në garë për të zgjidhur misterin e “39 Hapave”, lojë e gjitha bëhet për të pastruar emrin e tij. Në “39 hapat” një burrë (Richard Hannay) ka një jetë të mërzitshme, takohet me një grua me dialekt gjuhësor të theksuar (Annabella Schmidt). Ajo i tregon atij, që është spiune dhe për këtë e ndjekin vrasësit. Ajo pretendon se ka zbuluar një komplot për të vjedhur sekrete të ushtrisë britanike, zbatuar nga një njeri i cili është kreu i një organizate spiunazhi të quajtur “39 Hapat”.
Data: 14, 20, 21, 22, 23 Prill - 3,4 Maj
Ora: 20:00
Vendi: Teatri i Metropolit