Postbllok Tirana

  • Postblloku ne Tirane, Memoriali komunist Tirane, bunkeri muri i berlinit Tirane
  • Postblloku ne Tirane, Memoriali komunist Tirane, bunkeri muri i berlinit Tirane
  • Postbllok (Checkpoint) Tirana, Comunism memorial Tirana
  • Postblloku ne Tirane, Memoriali komunist Tirane, bunkeri muri i berlinit Tirane

Memoriali "Postbllok" është një vepër e ndërtuar nga ish i dënuari politik dhe intelektuali Fatos Lubonja dhe artisti Ardian Isufi.

Postbllok është një vepër monumentale me qëllim kujtimn dhe mosharresën e krimeve dhe vuajtjeve të shkakatuara nga diktatura komuniste në Shqipëri. Instalacioni Postbllok, u inaugurua më 26 Mars 2013 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë.

Instalacioni Postbllok është vendosur pranë shtatores së Ismail Qemalit, në afërsi të vilave të ish-Bllokut komunist, në lulishten në të djathtë të ish-vilës së Mehmet Shehut.

Monumenti Postbllok përbëhet nga tre objekte të ndryshme. Nga disa shtyllë betoni të marra nga Burgu i Spaçit i njohur si "Auzhvici" shqiptar, ku vetë Fatos Lubonja kaloi një pjesë të jetës së vet si i dënuar politik. Shtyllat e betonit që shërbenin si përforcim në galeritë e Spaçit, ku punonin të burgosurit, janë të renditura njëra pas tjetrës.

Objekti i dytë është një bunker, që është simboli i vërtetë i diktaturës komuniste shiptare.

Objekti i fundit është një copë nga Muri i Berlinit. Copa nga Muri i Berlinit simbolizon izolimin shiptar nga pjesa tjetër e botës. Copa e murit është dhuratë e Bashkisë së kryeqytetit gjerman për Bashkinë e Tiranës.

TAGS: Postblloku ne Tirane, Checkpoint ne Tirane, Memorial i Komunizmit ne Tirane, Atraksine ne Tirane, Vfar te besh ne Tirane, Atraksion Turistik ne Tirana

Adresa

Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tiranë 1000