Këmbana e Paqes

Një monument interesant që ndodhet pranë Piramidës, monument i vogël në madhësi, por me një mesazh të rëndësishëm. Kjo këmbanë është një kujtim simbolik i të kaluarës së hidhur. Ajo është krijuar nga shkrirja e fishekëve të përdorur gjatë trazirave të vitit 1997 pas rënies së firmave piramidale, kur qindra njerëz humbën jetën. Fëmijët e komunitetit katolik të Zadrimës mblodhën fishekët dhe monumenti u ngrit me inciativën e ish presidentit Rexhep Mejdani dhe ish-Ministrit të Kulturës Edi Rama. Këmbana jep një mesazh paqeje dhe i bën jehonë jetës kundrejt vdekjes.

TAGS: Kembana e Paqes ne Tirane, Kujtim i se shkuares ne Tirane, Atraksione ne Tirane, Cfar te besh ne Tirana, Atraksione Turistike ne Tirane

Adresa

Perballe Piramidës

Bulevardi Deshmoret e Kombit

Tirane