Arena Center & Air Albania Stadium

Arena Center  është një eksperience e re autentike dhe moderne që i përfshin të gjitha në një vend të vetëm në zemër të Tiranës.

Një nga ndërtesat më të larta dhe më madhështore është Stadiumi Air Albania dhe Arena Center, një kompleks gjigand kuq e zi, me ngjyrat e flamurit tonë.

Kjo zonë tashmë ka marrë një rëndësi të veçantë dhe është kthyer në këndin më trendi të Tiranës, jo thjesht për stadiumin më të madh shqiptar dhe historinë e rëndësinë e tij, por dhe për gjithë kompleksin e këndshëm rrethues nga kolonat e famshme të ndërtesës së Muzeut Arkeologjik, Sheshi Italia, e deri te sheshi rreth Bustit te Papa Gjon palit. Gjithçka rreth e rrotull është një hapësirë e pamatë, pa makina, dhe e frekuentuar nga të gjitha moshat, kryesisht të rinj e fëmijë.

Stadiumi

Stadiumi u ndërtua në vendin ku ishte stadium Qemal Stafa. Stadiumi me një kapacitet prej 22,000 vendesh u inagurua në Nëntor të 2019 në ndeshjen e Shqipëri-Francë. 

"Air Albania Stadium" është unik dhe pa konkurrence në llojin e vet në Shqipëri.  Ai përbën një kompleks sportiv modern jo vetëm me një arkitekturë shumë interesante dhe tërheqëse. Integrimi i fasades historike i jep Stadiumit një vlerë të shtuar muzeale,  ai është konceptuar në formën e një teatri greko-romak. Struktura e stadiumit është një formë e veçantë shumëfaqëshe (tetë-këndor) në mënyrë që secila palë të lejojë hyrjen në pjesët e tjera te ndara.

E gjithë ndërtesa është kthyer në një pikë reference për të gjithë vizitorët, jo vetëm për të parë ndeshjet por si një vend argëtues dhe kulturor.  Në katin e parë ndodhet dhe Muzeu i Futbollit Shqiptar, ku prezantohet historia e stadiumit si pjesë trashëgimisë kulturore e historike të qytetit të Tiranës duke i dhënë atij një dimension me interesant. Në të janë te illustruara me foto – video dhe audio gjithë historiku mbi futbollin shqiptar duke u bere nje muze tërheqes dhe i hapur për vizitorë vendas dhe të huaj.

Gastronomi dhe dyqane të markave të njohura

Baret dhe restorantet i sheh të mbushura plot, aty gjen Sophie Café, Lowengrube, Yellow Mood, Grand Lounge, OPA, Italian Food & Drinks, Blooms.

Aty mund të bësh blerje për shtëpinë në: Asa HOME, Selection by Arjon dhe GoTech. Dyqane të markave të njohura si: Elisabeta Franchi, Hugo Boss, Marella, Enrico Marinelli, Aquamarine, Macron, Pinko etj.

Në vjeshtë të 2021 pritet të hap dyert hoteli me 5 yje Marriott. Hoteli do jetë në kullën 24 kate me pamje nga fusha e stadiumit, dhe do të ketë afërisht 150 dhoma, SPA, salla konference ,fitness dhe kazino.

Arena Center është një pikë shumë e rëndësishme e kryeqytetit shqiptar që tërheq mjaft vizitorë po ashtu një vlerë dhe për bizneset që ndodhen aty që përfitojnë nga pozicioni strategjik. Janë rreth 10.000 m2 sipërfaqe që jepen me qira për hapësira për biznese të ndryshme.

www.arenacenter.al

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies