Piramida

Është absolutisht një pike e rëndësishme turistike. Duke qenë simbol i komunizmit famëkeq, ajo i ka rezistuar disa tentativave për ta shkatërruar nga qeveritë e mëparshme. Por është ende aty, e parestauruar, si një shenjë e historisë mikse dhe kontradiktore të Tiranës. Është inaguruar më 14 tetor 1988 si Muzeu i Diktatorit Enver Hoxha. Në formën e Piramidës, kjo strukturë u dizenjua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e dhëndrit dhe vajzës së Enver Hoxhës. Ndërtimi nisi në 1986 dhe përfundoi ne 1988, duke shërbyer si muze për trashëgiminë e tij deri në 1991. Pas vitit 1991 u kthye në qendër konferencash dhe panairesh. Emrin Piramidë e mori nga Lëvizja e Dhjetorit 1990, për shkak të formes së saj arkitektonike, por edhe për shkak të lidhjes së saj si simbol me diktaturën. Emri zyrtar i saj është “Qendra Kulturore Ndërkombëtare Pjetër Arbnori. Piramida mbetet një pjesë arkitekturore e periudhës komuniste dhe historisë së saj.

TAGS: Piramida ne Tirane, Atraksione ne Tirane, Cfar te besh ne TiranE, Atraksione Turistike ne Tirane

Piramida

Përgjatë bulevardit "Dëshmoret e Kombit"