Në Tiranë gjen plot restorante që ofrojnë gatime deti, por ne dimë një ndër më të mirët që është hapur së fundmi, restorant “Habitat”. I hapur në verën e vitit 2021, restoranti ofron gatimet më të freskëta të detit të servirura plot finesë në ambientin komod dhe modern.
Restoranti është lehtë i aksesueshëm për shkak të vendodhjes në një zonë të njohur siç është kompleksi “Delijorgji”.
Habitat është i ndarë në tre ambiente, restoranti, bari dhe holli ku ndodhet pianoja. Ndërsa pjesa tjetër është Hoteli me 4 yje, i cili ka hyrje më vete.
Restoranti edhe pse ka pak kohë që është hapur, ja ka dal të marri emër dhe të frekuentohet nga njerëz të show bizz-it fal përkushtimit për të ofruar më të mirën e kuzhinës Italiane.