Ka një vend në Tiranë kur mund të shijoni picën Napoletane, ashtu siç mund ta gjeni në Itali. Të gjitha picat janë aq të shijshme, sepse janë të përgatitur me produkte të prodhura në Itali dhe të përgatitura me pasion. Ky vend me të vërtetë do t'ju befasojë. Ambienti është mjaft i bukur dhe modern, me hapësirë të madhe si brenda dhe jashte. Nga këtu ju nuk do të merrni vetëm picat më të mira, por edhe verëra të përzgjedhura. Për ata që mund të duan një ëmbëlsirë pasi të kenë ngrënë pica, ky vend ka një qoshe të veçantë që shërben si xhelateri. Gjë e mirë është se për familjet me fëmijë të vegjël ka dhe këndin e lojërave ngjitur me picerinë dhe fëmijët mund t'i vëzhgoni nga xhami.
Adresa: Rruga Shyqyri Brari ,Kopshti Zoologjik, Tiranë
Facebook: pavarotti2017
Instagram: pizzeriapavarotti
Web: pizzeriapavarotti
Kontakte:
Tel: 044301111 /044304000
Mob: 0675444445
Mob: 0675444445