Restorant Luga e Argjendtë Tirane

  • Luga e Argjendtë restaurant ne Tirane
  • Luga e Argjendtë restaurant ne Tirane
  • Luga e Argjendtë restaurant ne Tirane

Luga e Argjendtë është një restorant-dyqan i cili ofron gatime me produkte tërësishtë shqiptare dhe të marra direkt nga fermerët shqiptarë. Restoranti ndodhet në rrugën Nikolla Tupe, në zonë  e Bllokut. Dhurata Thanasi Daneri është personi që “fshihet” pas veçantisë së restorantit, ajo është një bloggere e njohur ushqimesh në Shqipëri dhe të gjithë pasionin e saj për ushqimin, veçanërisht për atë shqiptarë e vendosi në restorantin e saj. Restoranti edhe pse është i vogël në hapësirë, është mjaft i këndshëm i arreduar me detaje që tregojnë shpirtin e produkteve të freskta shqiptare. Menjëherë sapo futesh në restorant të vjen aroma e gatimit të menusë së ditës dhe nuk mund të largohesh pa provuar diçka. Aty mund të blini nga trahanaja, glikotë e përmetit, reçelëra, çajra bimor, jufka, etj.  Ashtu si vetë emri, edhe ky restorant është mjaft i çmuar dhe i veçantë në Tiranë.

TAGS: Restorant Luga e Argjendte Tirane, Luga e Argjendte ne Tirane, Restorant tradicional ne Tirane, Tirana Restorant, restorantet me te mira ne Tirane, ushqim në Tiranë, vende për të ngrënë në Tiranë, restorante italiane në Tiranë, ushqime nga fermere në Tiranë, restorantet më të mira në Tiranë, restorante në rrethinat e Tiranës, restorantet e reja në Tiranë, çfarë të hani në restorante në Tiranë, restorant bar në Tiranë, restorante në zonën e Bllokut,

Adresa: Nikolla Tupe, Blloku

Email": contact@visit-tirana.com

Orari i hapjes

E hënë-E shtunë

08.00-20.00