Sophie Café

  • Sophie cafe ne Tirane
  • Sophie cafe ne Tirane Shqiperi

Sophie Cafe “Kafe e shijshme, me shije italiane”.

Sophie Cafe është një dyqan kafeje ku mund të gjeni pije të ndryshme të ngrohta dhe të ftohta, të gjitha llojet e kafeve dhe kek të shijshëm. Thjesht duhet të gjeni vendin ku të uleni dhe mund të shijoni kafen tuaj në qetësi. Dyqani i kafesë është i vendosur në zona të njohura të Tiranës, në qender në Bllok, te sheshi Wilson etj.

Sophie Cafe çdo mëngjes është i mbushur me klientët e përhershëm që porositin kafen e tyre të preferuardhe e marrin me vete në vendin e tyre të punës. Por, njerëzit të cilët jo vetëm duan të pijnë një kafe por duan t’a shijojnë atë preferojnë të ulen dhe ta pinë me qetësi në lokal. Ah po, mos u habisni nësë do të shihni njerëz, zakonisht vajza të reja që bëjnë foto të pijes së tyre të preferuar dhe e postojnë në Instagram, kjo është diçka mjaft e zakonshme këtu. Surpriza e Sophie është një letër që shoqëron kafen, e cila përgjithësisht është një kompliment, një urim, apo një suprizë e këndshme. Njerëzit shpesh më shumë i kënaqen komplimentit se kafes. Thjesht është psikolgjike për të nisur ditën bukur.

TAGS: Kafe Sophie ne Tirane, Sophi cafe ne Tirane, bar kafe Sophie ne Tirane, Kafene ne Tirane, Tirana Kafe, Bare dhe Restorante ne Tirane, kafene në Tiranë, Kafeja më e mirë në Tiranë, Dyqanet e kafeve në Tiranë, Dyqanet e Kafesë së Tiranës,

Adresa

Rr. Ibrahim Rugova, Tirana, AlbaniaSophie Caffe 1,
Bar Rruga Sami Frashëri Sophie Caffe nr.3,
Cafe RR.PAPA GJON PALI II
 

Email

contact@visit-tirana.com

info@sophiecaffe.com

Orari

6.00AM-22PM

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies