Prohibition Speakeasy Bar Tirana

  • Prohibition Speakeasy Cocktail Bar Tirana, lounge bar ne Tirana, bar lounge ne Tirane, bar cocktail ne Tirane, baret me te mira ne Tirane,

Prohibition Speakeasy është bari më i pazakontë në Tiranë, frymëzuar nga ngjarjet e viteve ‘20 në SHBA. Prohibition, quhet bari i ri në zemër të Bllokut.  Këtu ofrohet risia e kokteileve që nuk gjendet në asnjë vend tjetër, cilësia e parë e alkoolit, pa ndjerë presionin e të pasurit një ‘dress code’ darke, duke vlerësuar mbi të gjitha rehatinë.  Nga atmosfera që krijohet mes klientëve, duket më shume sikur je midis miqsh dhe ke rezervuar të gjithë lokalin për vete,  edhe pse diçka të tillë mund ta bësh vërtet.

Pse  të zgjidhni “Prohibition” bar

Në “Prohibition” bar provon një eksperiencë  unike. Futesh në një ambient dy katësh, të ngrohtë, të mbledhur, pak të errët, ku mbizoteron dekor druri. Muzika e zgjedhur në sfond i përket më së shumti rrymës soul. Ulesh në tavolinë dhe gjen një menu pijesh ndryshe. Të ashtëquajtura, kokteile të “prohibicionit” - janë të frymëzuara pikërisht nga ajo periudhë dhe nga dëshira për të konsumuar dicka cilësore. Nëse zgjedhja jote nuk është kokteili, por një gote klasike vere, edhe kjo vjen ndryshe ne “Prohibition”-  verë e ngrohtë sipas traditës së vendeve skandinave, jo vetëm e vera e kuqe por edhe ajo e bardhe. Pak fantazi dhe art jo vetëm nga menuja, po edhe nga stafi që shërben me një uniformë ‘chic’, stil i viteve 20. Mendon se e ke parë të gjithë ambientin kur në një cep të lokalit të kap syri një palë shkallë, të cilat të çojnë në një kat të tretë nëntokësor, një ambient më privat, me oxhak dhe me banakun e vetë përkatës. Në njërën anë të dhomës ndodhet një kënd i madh, një vend ideal për tu mbledhur mes miqsh për një event, duke pasur gjithë ambientin në dispozicion, pa u shkëputur nga muzika e katit më sipër që dëgjohet në sfond.  

Në “Prohibition” mund të kalosh dhe në pushimin e drekës apo pas përfundimit të orarit të punës, për t’u shkëputur pak nga zhurma e njerëzve që gumëzhijnë nëpër bllok apo nga trafiku, ndërkohë duke shijuar pijen tënde të preferuar, tashmë jo të ndaluar, por të servirur në stilin më unik. Nëse jeni në Tiranë mos e humbisni një eksperiencë të tillë.

TAGS: Prohibition Speakeasy Cocktail Bar Tirana, lounge bar ne Tirana, bar lounge ne Tirane, bar cocktail ne Tirane, baret me te mira ne Tirane, Ku te shkojme per te pire ne Tirane, ku mund të pini në Tiranë, bar në Tiranë, Tirane Bare, Pub ne Tirane, Wine Bar ne Tirane

Adresa: Rruga Vaso Pasha 18 

Kontakt: +35568 879 6010

Facebook: Prohibition Speakeasy Cocktail Bar

Instagram: prohibitionspeakeas