Ku të festojmë pas mesnate në 31 Dhjetor në Tiranë?

Pas darkës së madhe me familjarët dhe miqtë të rinjtë shqiptarë e kanë kthyer tashmë në traditë që pas orës 12:00 të festojnë nëpër klubet e natës në kryeqytet. Si çdo vit, disa nga baret më të njohura të natës në Tiranë organizojnë dhe afterparty e Vitit të Ri me të ftuar këngëtarë shqiptarë dhe DJ.

Më poshtë po ju listojmë këngëtarët dhe baret ku ata do të perfermojnë në natën e ndërrimit të viteve.

Jeta-e-Nates-ne-Tirane,-afterparty-i-vitit-te-ri

Venue Club Live 

Në Venue Club këngëtarja Aurela Gaçe së bashku me grupin e saj krijojnë një atmosferë magjike çdo fundjavë. Edhe për ndërrimin e viteve në Venue Club Live është programuar “AG the Musical Show” së bashku me Valon Shehun, Gerta Mahmutaj, Aldo Bardhi, Melissa, Xheisara dhe Krenar Seiti.

Për info dhe rezervime: 067 333 6661

Arena Club Tirana 

Për ata që pëlqejnë muzikën hip-hop Arena Club ka të ftuar dy nga këngëtarët më të mirë të Hip-Hop në Shqipëri: Noizy dhe Ledri Vula.

Për info dhe rezervime: 0697007000

 

Folie Terrace Club

Folie Terrace  sjellë këngëtarin e  famshëm Kosovar të muzikës Hip-Hop, Capital T.

Për info dhe rezervime: 068 609 1668

Lolipop Club

Në Lolipop Club ju pret një atmosferë shpërthyese sepse janë disa këngëtarë dhe DJ që do të ndezin natën. Të ftuar do të jenë: MC Kresha & Lyrical Son, ndërsa DJ do të jenë: DJ Cuba & DJ Drit’on, DJ Aldo, Adam Reeves dhe DJ Danny.

Për info dhe rezervime: 0693333434

 

Dada? Tirana

Dada? Tirana premton një festë elektrizuese me Chris V & 24 Ray.

 Hyrja është 1500 leke.

Për info dhe rezervime :+355 68 511 4786

 

Fusion Tirana

Fusion Tirana për afterparty ka të ftuar DJ Petrika & DJ Olsi C

Hyrja për person është: 5000 Leke Personi - Open Bar

Për rezervime telefononi: +355693742943

 

Cavaliero Club

Për ju që doni të muzikë live, Cavaliero Club ka të ftuar këngëtarët: Fifi, Denisa Gjezo dhe Lorenc Hasrama.

Për info dhe rezervime: 069 203 5357

 

Tulla Center

Kete vit te Tulla do të luhet muzikë soul, funk, disco, te luajtur vetem me vinila nga DJ CHVARE dhe THE FUNKY VILLAINZ.

Bileta: 1000leke

(numri i biletave eshte i limituar dhe do te shiten gjate dites vetem me 29, 30 dhe 31 dhjetor deri ne oren 15:00)

 

Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort