GAZETA MUJORE E TIRANËS, QERSHOR 2017

Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet

Sheshi Skenderbej, atraksioni i muajit

51785efc-42b2-4852-b13c-1b174519363d.jpg 
Sheshi Skënderbej u rihap më 10 Qershor, në një atmosferë fantastike që kishte vite që nuk ishte parë në Tiranë. Edhe pse i kontestuar nga disa grupime, Sheshi Skënderbej ka qenë padiskutim vendi më i vizituar këtë muaj nga qytetarët shqiptarë dhe turistët. Hapesira e madhe, shatërvanet, godinat historike përreth janë bërë objekte fotografimi nga të gjithë. Sheshi ka shërbyer dhe si vend koncertesh të shumta, ku kanë performuar këngëtarët shqiptarë. 

Më tepër 

Rekomandimet për turistët në Qershor 

f51d028e-328d-44a3-9774-5563b2044b66.jpg
Qershori është muaji ku mbyllet dhe viti shkollor dhe në këtë kohë parqet janë të mbushura me fëmijë që luajnë deri pasdite vonë. Baret janë të hapura deri në orët e vona të mbrëmjes, Tirana gjallërohet dhe ka aktivitete të shumta. Ne sugjeruam disa gjëra për t'u bërë në Qershor nga ata që vizitojnë Tiranën dhe në fakt mjaft njerëz i kanë ndjekur ato. Tirana ka qenë e mbushur plot me turistë në Qershor, kryesisht nga vendet e rajonit dhe Europa Lindore

Më tepër  
Një bulevard i ri drejt Tiranës moderne 
33b3515b-82ee-4f15-9639-32d48a79bb91.jpg 
Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës u inagurua në 20 Qershor. Bulevardi i Ri nis që nga ish-Stacioni i Trenit në Tiranë, në fund të Bulevardit Zogu i parë, do të jetë 1.6 km kur të përfundojë. Ndoshta është nga bulevardët e parë ku janë respektuar gjithë standardet e hapësirave të gjelbra, rrugës për këmbësorë e korsi bicikletash. Dritat janë ekologjike me teknologjinë më të fundit.

Më tepër 
Tirana ka tani parkun e saj Olimpik 
87e9553f-bd2e-4a7f-b201-c42441dd2b45.jpg
Tirana ka tashmë Parkun e ri Olimpik, i cili u inaugurua më 4 qershor 2017. Në mënyrë simbolike në këtë ceremoni u zhvillua një ndeshje miqësore basketbolli mes ish lojtarëve të ekipeve kombëtare nga Shqipëria dhe Kosova. Së shpejti një tjetër projekt madhor sportiv pritet të përfundojë dhe ky është stadiumi modern 'Qemal Stafa'i cili do të jetë sipas gjithë standardeve bashkëkohore.

Më tepër 
Televizioni Serb TV1- Tirana, qyteti i të rinjve dhe jetës së natës
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg 
Shumë serbë kanë vizituar Tiranën këtë vit. Ata e pëlqejnë kryeqytetin tonë dhe e konsiderojnë si një qytet modern me rini dhe njerëz shumë miqësor. E shkuara dhe politika nuk i pengon shqiptarët të shijojnë jetën dhe të mirëpresin çdo turist. Ky ishte mesazhi i reportazhit serb për Tiranën. 

Më tepër 
Kthimi i bunkerëve në qendra artistike nga një projekt rinor 
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Shqiptarët janë njerëz optimistë, edhe pse vijnë nga një e kaluar e errët si periudha e komunizmit. Bunkerët të shpërndarë në gjithë vendin na kujtojnë ende ato vite të errëta. Por një ekip të rinjsh po zhvillojnë një projekt për t'i lyer, zbukuruar dhe për t'i kthyer bunkerët në qendra kulturore.

Më tepër 
Eventet e muajit Qershor ne Tirane 
 
  • Shend e Verë (1 Qershor), aktivitete për fëmijë në Parkun e Madh
  • Mbrëmja e parë përkujtimore mbi Falco-n në Shqipëri (2 Qershor)
  • Ekspozita “Tjetërsim” në Galerinë Kombëtare të Arteve” (2-23 Qershor)
  • First Wave Festival, kamping dhe muzikë elektronike te Liqeni i Tiranës (2-4 Qershor)
  • ”Piknik me Moxartin”,  aktivitete sportive te Liqeni i Farkës (3 Qershor)
Më tepër 
 Eventet e muajit Korrik ne Tirane 
 
  • Koncert me Muzike Dhome “Albanian Brass”,  në qendren e qytetit me 2/07/2017

  • Rumball 3000, rikthehet në Shqipëri, data 05/07/2017

  • Yoga at Big Park Lake, every Wednesday afternoon

  • Plazh n’bllok, me 8 korrik në rrugën Dëshmorët e katër Shkurtit, Tiranë, ora 12.00-23.00 me Ad Disha, Dj Sardi, Dj Aldo

Më tepër 
color-facebook-48.png
color-twitter-48.png
color-link-48.png

Reklamoni në portalin tonë!

Kontaktoni në: Tel: +355 4 5800419 ose Email: contact@visit-tirana.com

Botim i Manderina Promotions, kompani PR dhe Marketing në Tiranë. Për shërbimet tona kliko : www.manderina.com

Ju mund te ndryshoni preferencat tuaja or ç'regjistroheni nga kjo list.