GAZETA MUJORE E TIRANËS, Mars 2018

Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet

Çfarë të bësh në Prill në Tiranë?
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Prilli është një ndër muajt ku në Tiranë ndihet një gjallëri e madhe. Pas muajit Mars, herë me shi e herë me diell, vjen Prilli me motin e ngrohtë. Ky muaj nis me Pashkët (nga 30 Mars deri në 2 Prill). Komuniteti i Krishterë në Shqipëri e feston në mënyra të ndryshme, me mesha kishtare, dhe më pas me festa familjare e gatime tradicionale. Por në prill nisin dhe koncertet në qiell të hapur, të cilat janë të shumta këtë muaj. Në pranverë ne sugjerojmë fort aktivitetet në natyrë dhe udhëtimet ne fshatrat e shumtë të Tiranës.

Më tepër
The Guardian: Tirana, një ndër qytet më të mira për fëmijët
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Prestigjiozja britanike në një artikull dedikuar qyteteve me politika më të mira zhvillimi për fëmijët ka përfshirë dhe kryeqytetin e Shqipërisë. Britanikja 'The Guardian' nënvizon ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Tiranë dhe hapësirat e reja dhe rekreative për fëmijët. Nisma e mbjelljes së pemëve ka tërhequr vëmendjen e kësaj gazete, duke e cilësuar si një ndër veçoritë pse Tirana po bëhet qytet i mirë për fëmijët. Besojeni ose jo Tirana është në listë bashkë me Roterdamin dhe Vankuverin.

Më tepër
3 mega-projektet që do t’i ndryshojnë pamjen Tiranës
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Tirana është në rrugën e duhur për t’u bërë një qytet modern. Kryeqyteti i Shqipërisë ka parë vitet e fundit ndryshime të mëdha me investime nga të huaj dhe vendas. Këtë herë lajme të mira vijnë nga Abu Dhabi. Fondacioni për Zhvillim (Abu Dhabi Fund) do të financojë 3 projekte madhështore në Tiranë, të cilat janë: Rehabilitimi i Lumit të Tiranës, Zgjatimi i Bulevardit të Ri dhe rruga e Tirana-Elbasan. Këto projekte do të japin përfitime të mëdha direkte në vendin tonë duke krijuar mundësi punësimi dhe rritje ekonomike.


Më tepër
Trashëgimia kulturore e komunizmit në Tiranë
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Bradt Travel Guides, një guidë e njohur udhëtimesh Britanike ka publikuar një artikull mbi trashëgiminë kulturore të komunizmit në Shqipëri, ku shumë prej tyre gjenden në Tiranë. Bradt shkruan: "Për 25 vitet e para të historisë postkomuniste të Shqipërisë, gjëja e fundit që njerëzit dëshironin të kujtohej ishte represioni politik dhe vështirësitë ekonomike të atij regjimi. Por kohët e fundit, autoritetet kombëtare dhe lokale kanë filluar të investojnë në ruajtjen e disa prej vendeve më të famshme të periudhës komuniste", pasi shohin një interes të madh të turistëve për to.

Më tepër
21 Ekuinokset pranverore-Ekspozita e rrallë në Tiranë
33b3515b-82ee-4f15-9639-32d48a79bb91.jpg
Një ekspozitë speciale dhe unike është hapur këto ditë në Muzeun Kombëtar në Tiranë, një ekspozitë për fëmijët me Sindromën Down. Ekspozita fotografike e quajtur “21 ekuinokset pranverore” me autore, fotografen Soela Zani, sjell foto të fëmijëve me Sindromën Down të cilët kanë pozuar të qeshur para aparatit fotografik. Ekspozita ishte në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down. Gjithsej ishin 21 foto duke simbolizuar datën 21 Mars, e cila jo vetëm është dita e Sindromës Down, por përkon dhe me ekuinoksin pranveror, kur dita dhe nata janë të barabarta.

Më tepër
Mondo Viaggiare: Tirana ndër qytet më të bukura evropiane për t’u vizituar
87e9553f-bd2e-4a7f-b201-c42441dd2b45.jpg
Tirana është një nga vendet më interesante në Evropë për t'u vizituar, e pasur me monumente, vende historike - kulturore por edhe me natyrë të bukur. Website i njohur Italian, i specializuar për turizmin, “Mondo viaggiare”, i ka kushtuar një reportazh kryeqytetit shqiptar. Gazetarja italiane Deborah Farinon shpjegon arsyet e shumta përse Tirana duhet vizituar, dhe rendit disa prej pikave turistike që nuk duhen humbur, ku veçon: Sheshin Skënderbej, Kullën e Sahatit, Xhaminë e Et’Hem Beut, si dhe një udhëtim me teleferik në Malin e Dajtit. Tirana ofron histori, kulturë, dhe natyrë mahnitëse.

Më tepër
Festa e Novruzit, historia e kësaj dite
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Dita e Sulltan Novruzit, është ditë pushimi në Shqipëri. Kjo ditë lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë rigjallerohet, lind shpresa për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. "Novruzi" vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa "Sulltan" është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar.

Më tepër
‘Vorri i Ashikut’ dhe legjenda tragjike që fshihet pas
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Tragjedia e famshme e ‘Romeo dhe Zhuiljeta’ e Shekspirit njihet pothuajse nga të gjithë. Edhe në Tiranë ekziston një legjendë me të njëtjin fund tragjik. Për dashurinë dhe tragjedinë e Faqebardhit dhe Bukuries, tregimi mban titull “Vorri i Ashikut”, për të cilën fillimisht ka shkruajtur në botimin Studime Shqiptare albanologu gjerman Johan Georg fon Han në vitin 1850 - 1860 në udhëtimin e tij në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut, më pas qytetari tiranas nga bashkësia ortodokse Naum Voilla e botoi më 1885 në greqisht legjendën me titullin "Varri i Ashikëve". Ju ftojmë ta lexoni:

Më tepër
Çfarë ndodhi në Mars
  • Opereta 'Lakuriqi i natës' tek Pallati i Kongreseve
  • Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Tirana 2018
  • ‘Boeing Boeing’ komedi në Teatrin Eksperimental
  • Ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit #TiranaWinter2018
  • 'Urat e Muzikës Tradicionale' tek Katedralja Ortodokse
  • Komedia 'Darka e Lamtumirës' tek Teatri Eksperimental
  • Panairi "Work & Study"
  • Festivali i Teatrove TK-Rin Art 2018
  • Filmi 'Polina, të vallëzosh jetën' tek Kinema Millenium
Më tepër
Eventet e pritshme në Prill
  • Olimpiada e Start up në Tiranë

  • International Albanian Brass Festival-3rd Edition

  • Edicioni i 2-të i Panarit Mesdhetar i Turizmit 2018

  • Opereta 'Lakuriqi i natës' tek Pallati i Kongreseve

  • 'Fëmija që shpëtoi Botën' tek Teatri Eksperimental

  • ‘Safari i Livias’ shfaqje për fëmijë tek Teatri Eksperimental

  • Koncert i muzikës elektronike 'Forca e Shqipërisë' tek Sheshi Skënderbej

  • "Qiell i Heshtur' shfaqje tek Teatri Metropol

  • Panairi i Kafshëve Shtëpiake

Më tepër
color-facebook-48.png
color-twitter-48.png
color-link-48.png

Partnerët tanë: color-link-48.png
Reklamoni në portalin tonë!

Kontaktoni në: Tel: +355 4 5800419 ose Email: contact@visit-tirana.com

Botim i Manderina Promotions, kompani PR dhe Marketing në Tiranë. Për shërbimet tona kliko : www.manderina.com
Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat