|
|
GAZETA MUJORE E TIRANËS, TETOR 2017
Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet
|
|
Hapet për publikun “Pallati Mbretëror” në Tiranë
Hapet më në fund Pallati Mbretëror i njohur ndryshe edhe si Pallati i Brigadave, një vend që deri më sot ka qenë territor i ndaluar. Duke parë interesin shumë të madh dhe rëndësinë historike të këtij Pallati, Ministria e Kulturës ka vendosur që ai të hapet për publikun çdo fundjavë, ku si vizitorët vendas dhe të huaj do të kenë mundësinë të shohin të fshehtat e Pallatit të Brigadave. Parqet e Pallatit janë një magji më vete.
Më tepër
|
Kush ishin fituesit e Maratonës së Tiranës 2017
Maratona e parë e çertifikuar ndërkombëtarisht e Tiranës, shpalli fituesit. Më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të botës morën pjesë në Maratonën e Tiranës. Kryetari i Bashkisë, Z. Erion Veliaj ishte pjesëmarrës në këtë maratonë së bashku me disa personalitete të tjera. Ky event e futi Tiranën në hartën e aktiviteteve sportive me përmasa botërore. Një vlerë e shtuar për turizmin e qytetit.
Më tepër
|
|
Historia e pallateve të Shallvareve dhe Agimit në Tiranë
Turistët në Tiranë nuk i njohin këto vende, por vendasit në Tiranë i njohin shumë mirë. E keni menduar ndonjëherë se përse e kanë marrë këtë emër këto lagje të njohura? Pallatet e Shallvareve fillojnë që nga ndërtesa përballë Bankës Kombëtare dhe vazhdojnë deri në fund të rrugës ku ndodhet lumi Lana. I gjithë kompleksi i apartamenteve të Shallvareve ka një stil sovjetik arkitekturor.
Më tepër
|
Euridita, shfaqja e njohur amerikane për herë të parë në shqip te Piramida
Euridita, drama e njohur e shkruar nga autorja amerikane Sarah Ruhl, erdhi për herë në skenën shqiptare nga regjisorja Jonida Beqo, Teatri Metropol. Euridita ishte shfaqja e parë që hapi sezonin e teatrit Metropol. Drejtorja e këtij teatri, Jonida Beqo thotë se jo më kot vendosi që këtë pjesë të parë ta sjellë te Piramida, për të rivënë në funksionim ndërtesat e vjetra publike.
Më tepër
|
|
Tradita krutane zhvendoset në Tiranë, te Pazari i Ri
Historia e Krujës së bashku me heroin tonë kombëtar Skëndërbeun, traditat, kërcimet dhe vallet e zonës, suveniret dhe çdo gjë e bukur e këtij qyteti, u zhvendosën për një ditë në kryeqytetin e Tiranës, në eventin "Mozaiku i Krujës". Eventi u zhvillua në Pazarin e Ri, i kthyer tashmë në qendrën e aktiviteteve kulturore nga e gjithë Shqipëria.
Më tepër
|
Mediterranean Home 00 - instalacioni i ri që i shtohet Tiranës
Tirana është kthyer në qytetin që mirëpret të gjithë artistët e rinj që me artin e tyre e zbukurojnë më kryeqytetin. I tillë është dhe instalacioni më i ri 'Mediterranean Home 0.0', i cili u inagurua në 14 tetor, në sheshin Avni Rustemi, i projektuar nga Arjon Muarremi, arkitekt i formuar në Politecnico di Milano dhe themelues i studios ArSpaces.
Më tepër
|
|
Alla Simacheva – ‘Rusja e dashuruar me Tiranën’
Alla vjen nga vendi i ftohtë i Rusisë, dhe jeton prej disa vitesh në Tiranë. Allen e kemi njohur pikërisht nga Instagram-i, pasi mori pjesë në konkursin #TiranaSpring të organizuar nga Visit Tirana, ku u vlerësua me çmimin e tretë. Tirana në fotot e Allës duket vërtet frymëzuese për ta vizituar. Ne realizuam një intervistë me të për t’ju rrëfyer më shumë se kush është Alla Simacheva.
Më tepër
|
Vita - artistja që pikturon portrete në Parkun Rinia
Vita, është një piktore portretesh prej shumë vitesh dhe është shumë e lumtur me atë që bën. Atë e gjeni së fundi në një cep të Parkut Rinia, përballë kompleksit Tajvan, me një letër të bardhë dhe një laps të zi në duar. Njerëzit që kalojnë aty marrin gjithmonë buzëqeshjen e saj të pakursyer. Falë talentit të saj, ju mund të keni në dorë portretin tuaj të pikturuar për vetëm pak minuta.
Më tepër
|
|
Evente në Tetor
-
Mozaiku i Krujës në Pazarin e Ri në Tiranë
-
Tetori Gjerman 2017 në Tiranë
-
‘Euridita’ shfaqje teatrale te Piramida
-
‘Në Vendin e Shqiponjave’ ekspozitë e Virginie Caquot
-
Festivali i Filmit mbi Mjedisin në Shqipëri
-
TiranaLexon2017
-
Vespa Parade te Pazari i Ri
-
Party in Pink tek Liqeni Artifical
-
‘Çifti i çuditshem’ shfaqje në Teatrin Kombëtar
Më tepër
|
Eventet në Nëntor
-
‘Hënat e fundme’ shfaqje në Teatrin Eksperimental
-
MetroFest në Teatrin e Metropolit
-
Balkan Film Market 2 – 7 Tetor 2017
-
‘Kotësia e dallimeve të vogla’ ekspozitë në GKA
-
‘Tramvaji dëshire’ në Teatrin Eksperimental
-
Panairi i 20-të i Librit Tirana 2017
-
Dita e Çlirimit të Tiranës
-
Festa e Pavarësisë
-
Koncerti i parë elektronik në Shqipëri
Më tepër
|
|
|
|
|
|
|
|