GAZETA MUJORE E TIRANËS, SHTATOR 2017

Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet.

Çfarë të bësh në Tetor

51785efc-42b2-4852-b13c-1b174519363d.jpg
Tetori konsiderohet si pranvera e vonuar. Ditët me diell do të mbizotërojnë gjatë muajit Tetor në Tiranë dhe koha është perfekte për të shijuar shëtitje në natyrë, aktivitete sportive ose një piknik në fundjavë. Tetori përkon dhe me festën e Halloween-it dhe aktivitete të tjera. Gjysmë Maratona e Tiranës do jetë eventi i muajit.

Më tepër

Tirana kur bie shi

f51d028e-328d-44a3-9774-5563b2044b66.jpg
Tirana ka pothuajse 300 ditë me diell në vit. Por çfarë të bësh në pjesën tjetër, pra në 65 ditët e tjera me shi? Në Tiranë ditët e zymta janë perfekte për t’u fshehur diku, dhe ndërkohë mund të gjeni plot gjëra për të bërë. Kryeqyteti është i mbushur me aktivitete në mjedise të mbyllura. Niseni ditën me një kafe të fortë apo kapucino.

Më tepër
Artisti austriak ekspozitë të veçantë në Tiranë
33b3515b-82ee-4f15-9639-32d48a79bb91.jpg
Artisti austriak Franz Bergmüller vjen në Tiranë për herë të parë për të prezantuar ekspozitën personale, e cila u hap në 12 Shtator tek Galeria Zeta në Tiranë. Ekspozita titullohej “Deconstruction/Reconstruction”), ku disa nga punimet e tij i ka bërë në Përmet, Shqipëri dhe disa në Austri. Arti i Franz Bergmullerit është interesant dhe intrigues.

Më tepër
Një ditë në Parkun e Aventurave në Dajt
87e9553f-bd2e-4a7f-b201-c42441dd2b45.jpg
Dajti Adventure Park është është bërë tashmë mjaft popullor. Ju mund të shkoni me makinë, ose me teleferik. Udhëtimi me teleferik është akoma më magjepsës, pasi mund të shijoni pamjen e mahnitshme mbi fshatrat dhe kodrat e Tiranës. Çmimi i udhëtimit me teleferik është i përfshirë në çmimin e biletës për në Parkun e Aventurave në Dajt. Ky park është për të gjitha moshat.

Më tepër
Java Europiane dhe dita pa makina në Tiranë
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Çdo 22 shtator kur dita pa makina festohet në gjithë botën, shumë shqiptarë fansa të bicikletave, lënë makinat në shtëpi dhe vendosin të lëvizin me bicikletë. Sipas statistikave këto vitet numri i përdoruesve të bicikletave tashmë në Tiranë është rritur. Ky është lajm i mirë, pasi kjo kontribuon direkt në një mjedis shumë më të pastër në qytetin më të madh të Shqipërisë.

Më tepër
8 arsye përse Tirana është qyteti im i preferuar në Ballkan
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Një blogere udhëtimesh, e cila po jeton së fundmi në Greqi ka vizituar Tiranën dhe shprehet shumë e lumtur që ka zbuluar këtë qytet. Nina Ahmedov tregon eksperiencën e saj në Tiranë dhe liston 8 arsyet përse ajo e pëlqen: qendra e pastër e qytetit, toleranca fetare, shqiptarët që lënë pas të shkuarën e hidhur, dashuria e vendasve për turistët, qyteti shumëngjyrësh, siguria etj

Më tepër
Evente në Shtator
  • Muzikë elektronike nga Solomun në Tiranë
  • Eja luaj në parkun tend (aktivitet APR)
  • Deconstruction -Recontraction (ekspozitë në Galerinë Zeta)
  • Peza N’Fest -Rebel 2017
  • Vdes siç vdes një vend (Teater)
  • Peshkatarët e Perlave (Opera)
  • Vespa Parade te Pazari i Ri
  • Shkelzen Doli koncert ne Sheshin Skenderbej
Më tepër
Eventet në Tetor

  • “Gjymë Maratona e Tiranës -15 Tetor 2017

  • 8 Femra-shfaqje teatrale

  • Balkan Film Market 2 – 7 Tetor 2017

  • Premierë e koreografit Franko-Shqiptar Angelin Preljocaj më 4 tetor 2017

  • Tetori Gjerman në Tiranë

  • 6th International choir festival Albania

  • Shumë zhurmë për asgjë –shfaqje teatrale

Më tepër
color-facebook-48.png
color-twitter-48.png
color-link-48.png

Reklamoni në portalin tonë!

Kontaktoni në: Tel: +355 4 5800419 ose Email: contact@visit-tirana.com

Botim i Manderina Promotions, kompani PR dhe Marketing në Tiranë. Për shërbimet tona kliko : www.manderina.com
Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat