GAZETA MUJORE E TIRANËS, NËNTOR 2017

Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet

Tirana u ndez nga festat 28-29 Nëntorit, aktivitete pa fund

51785efc-42b2-4852-b13c-1b174519363d.jpg
Tirana u ndez nga Festimet e 28-29 Nëntorit, Festa e Pavarësisë dhe e Çlirimit të Atdheut. Festimet e Pavarësisë u përqëndruan në zemër të Tiranës, ku u ngrit dhe flamuri kuq e Zi në monumentin e Skënderbeut. Një sërë aktivitesh gjallëruan qytetin, për të rritur dhe fëmijë; shfaqje cirku, teatro, opera dhe ekspozita. Festa e Çlirimit, që njihet edhe si Nata e Bardhë, kulmoi me koncertin e madh në Sheshin Skëndërbej, ku e ftuar speciale ishte këngëtarja e njohur Emeli Sande.

Më tepër

Përfundon konkursi fotografik #TiranaAutumn2017

f51d028e-328d-44a3-9774-5563b2044b66.jpg
Është mbyllur konkusi konkursi fotografik #TiranaAutumn2017, i cili zgjati plot 3 muajt e vjeshtës. Rreth 917 foto u postuan në Instagram, Twitter dhe Facebook me hashtagun #TiranaAutumn2017. Ky konkurs tregoi se komuniteti i Visit Tirana është rritur gjithnjë e më shumë me njerëz që e duan Tiranën. Sponsorat tanë për këtë konkurs janë: Hotel Colosseo- Tirana, Restorant Umami në Tiranë dhe Lotus Wellness Spa. Fituesit shpallen brenda Dhjetorit.

Më tepër
Emeli Sande elektrizon spektatorët në Sheshin Skëndërbej, Tiranë
33b3515b-82ee-4f15-9639-32d48a79bb91.jpg
Këngëtarja skoceze Emeli Sande, performoi në Tiranë përpara mijëra spektatorëve në sheshin Skënderbej në Tiranë. Sandé ishte e ftuara speciale e Natës së Bardhë, një ditë festive, e cila festohet çdo vit në 29 Nëntor me rastin e Ditës së Çlirimit (29 Nëntor 1944). Shqiptarët i pëlqejnë shumë festat dhe Nata e Bardhë është e preferuara e të rinjve, dhe si një arsye për të qëndruar gjithë natën zgjuar.

Më tepër
60 vjet histori - Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore
87e9553f-bd2e-4a7f-b201-c42441dd2b45.jpg
Ansambli Popullor Kombëtar festoi 60 vjetorin e tij me një koncert festiv gala të zhvilluar më 11-12 nëntor në Tiranë. Artistët më të njohur, të cilët kanë bërë histori në Ansambël, u ftuan në skenë për të performuar dhe për të sjellë kujtimet e tyre gjatë dekadave të fundit. Ky Ansambël është shumë i rëndësishëm për rolin e tij në ruajtjen e trashëgimisë së kulturës dhe traditës së kaluar nga një brez në tjetrin.

Më tepër
Qyteti i Tiranës festoi 73-vjetorin e Çlirimit, më 17 Nëntor
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Tirana festoi 73-vjetorin e Çlirimit, dita kur forcat Nacional Çlirimtare fituan luftën kundër pushtuesve gjermanë. Si çdo vit Bashkia e Tiranës organizon aktivitete në nderim të dëshmorëve të renë në Luftën për Çlirimin e Tiranës duke vendosur kurora me lule te Monumuneti i Ushtarit të Panjohur. Pjesëmarrës në këtë aktivitet përkujtimor ishin edhe vetaranë të luftës.

Më tepër
Të rinjtë e Tiranës sfilatë me veshje popullore
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Një projekt interesant i quajtur “Takim Brezash” është prezantuar në 17 Nëntor në Sheshin Skënderbej. Aktiviteti pati një sfilatë me veshje tradicionale të viteve ‘800, veshje të modeluara nga nxënësit e kryeqytetit, si dhe një koncert me valle nga Ansambli Tirana. Nga 200 punime të nxënësve, u përzgjodhën 11 punime veshjesh, të cilat më pas u realizuan në atelie nga artizanët.

Më tepër
Tirana prezantohet me 8 stenda në Tregun e Krishtlindjeve Bruksel
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Shqipëria është e ftuar speciale në Panairin e përvitshëm të Krishtlindjeve në Bruksel. Në 8 stenda të posaçme paraqiten produktet tona që nga vera e bardhë dhe e kuqe, birra, vaji i ullirit, gatime të tjera tradicionale, suvenire por edhe këngët dhe vallet tona popullore. Gjithsej janë 250 stenda, nga të cilat 8 janë me logon e Shqipërisë.

Më tepër
EL PAÍS: Tirana, qyteti i arkitekturës mikse dhe bashkëjetesës kulturore
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Tirana është një qytet unik përsa i përket ariktekturës mikse që ka. Aty gjeni ndërtesa të stilit otoman, fashist e stalinist dhe ndërtesat e sotme moderne. Ky është një nga elementet kryesore që tërheq gazetarët nga e gjithë bota. Kësaj here gazeta e njohur spanjolle El País i ka dedikuar një artikull të posaçëm Tiranës dhe Shqipërisë.

Më tepër
Çfarë ndodhi në Nëntor
  • ‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’ nga Grayson Perry në GKA
  • Miss Globe 2017 në Tiranë
  • Muzikë live në Hotel Colosseo në Tiranë
  • Panairi i 20-të i Librit Tirana 2017
  • Dita e Çlirimit të Tiranës
  • Sofra Tironse 2017
  • Exil - Déjà vu, balet nga Eno Peçi
  • Paniri 'Konsumo Shqip' në Tiranë
  • Emeli Sandé vjen në Tiranë në Natën e Bardhë
Më tepër
Eventet e pritshme në Dhjetor

  • Don Kishoti - Shfaqje me kukulla në Teatrin Metropol

  • ‘Nata e Dymbëdhjetë’ në 6 Dhjetor në Teatrin Metropol

  • Fundjavat në Cirkun Kombëtar

  • “Mashtrimi” shfaqje në Teatrin Kombëtar

  • Klubi i Leximit në Muzeun Historik Kombëtar

  • ‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’ nga Grayson Perry në GKA

  • Ndezja e dritave të Pemës së Krishtlindjeve

Më tepër
color-facebook-48.png
color-twitter-48.png
color-link-48.png

Reklamoni në portalin tonë!

Kontaktoni në: Tel: +355 4 5800419 ose Email: contact@visit-tirana.com

Botim i Manderina Promotions, kompani PR dhe Marketing në Tiranë. Për shërbimet tona kliko : www.manderina.com
Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat