GAZETA MUJORE E TIRANËS, JANAR 2018

Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet

Viti 2018- Viti i Skëndërbeut, tur në gjurmët e tij
33b3515b-82ee-4f15-9639-32d48a79bb91.jpg
Ky vit është shpallur nga qeveria shqiptare si Viti i Skënderbeut, ku data 17 Janar 2018 shënon 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar. Qeveria ka publikuar një kalendar të ngjeshur me aktivitete në të gjithë Shqipërinë në nder të Gjergj Kastriot Skënderbeu. Shqipëria është një vend që ka shumë kështjella dhe shumica prej tyre janë ndërtuar gjatë kohës së Skënderbeut, në shekullin e 14-15. Ne kemi përgatitur një tur për vizitorët që duan të mësojnë më shumë rreth Skënderbeut duke vizituar disa nga vendet ku ai ka shkelur në Tiranë dhe Shqipëri.

Më tepër
Eventet për 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut
87e9553f-bd2e-4a7f-b201-c42441dd2b45.jpg
Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut, 3 ekspozita u hapën në Tiranë. Muzeu Kombëtar hapi dyert e një ekspozite, të titulluar “Moti i madh”, ku u paraqitën fakte, dokumente, gravura, portrete që tregojnë jetën dhe luftrat e Skënderbeut në shekullin e XV kundër perandorisë osmane. Një tjetër ekspozitë moderne është hapur në Pallatin e Kongreseve, ku u shfaqën artefakte dhe disa pjesë të rëndësishme të historisë së Skënderbeut. Aktiviteti i tretë u mbajt në Bankën e Shqipërisë, ku u bënë publike disa monedha me temën ‘550 vjet memorje e Skënderbeut 1468-2018”.

Më tepër
Rikthehet stacioni i dikurshëm i trenit në Tiranë
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Stacioni i Trenit në Tiranë nuk do jetë një emër lagjeje, por do të jetë si dikur, kur trenat gumëzhinin. Ky është lajmi i shumëpritur i publikuar nga Ministria e Infrastrukturës. Projekti do të nisë së shpejti por do të përfundojë më 2020. Ndryshimi i vetëm është se stacioni do jetë vetëm për pasagjerët dhe jo për mallrat. Stacioni i Trenit në Tiranë pushoi si ekzistuari si i tillë në vitin 2013, për t’u zhvendosur në Kashar. Rikthimi i stacionit të trenit është përshëndetur nga qytetarët. Tashmë shumë qytetarë mund të marrin direkt trenin në Tiranë si alternativë udhëtimi.

Më tepër
Numër rekord vizitorësh në Shqipëri në 2017
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Shqipëria është vizituar nga një numër rekord të huajsh në vitin 2017. Sipas statistikave të INSTAT, në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike. Shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë vendin e parë përsa i përket numrit të të huajve në vend, dhe pas tyre renditen shtetasit nga Maqedonia. Kjo sepse Kosova dhe Maqedonia kanë si bregdetin më të afërt, bregdetin shqiptar. Megjithatë gjatë 2017 ka patur një rritje të madhe të numrit të turistëve nga Europa lindore dhe vendet skandinave.

Më tepër
Gjyshja që ngjit malet me nipin e saj 7-vjeçar
1ad41670-0bed-4e06-b68f-c8d98690898d.jpg
Është kënaqësi kur takon njerëz që e adhurojnë aventurën në natyrë dhe sportet ekstreme. Ne ju prezantojmë një nga personazhet më interesantë që kemitakuar. Ajo quhet Ladi Sulo, por ne preferojmë ta quajmë “Gjyshja që ngjit malet". Ajo është një gjyshe e re në moshë, por kjo nuk e ndalon të sfidojë edhe djemtë e rinj duke ngjitur malet më të larta të Shqipërisë. Tashmë ajo ka nisur t'ia përcjellë këtë pasion dhe nipit të saj 7 vjeçar, të cilin e merr me vete kudo. Është kaq bukur të shohësh një kombinim të tillë mes dy brezave teksa eksplorojnë bukuritë e Shqipërisë.

Më tepër
Italianët të marrosur pas Shqipërisë, destinacioni kryesor për 2017-2018
00f97df7-c046-4d81-ace7-d482e96eadb1.jpg
Media Italiane Kilimangiaro klasifikon Shqipërinë si vendi më i bukur në Evrope për t’u vizituar në vitin 2018, pasi u llogarit si me i vizituari nga italianët gjatë 2017. Shqipëria, renditet e para në vendet që u rekomandohen turistëve për vitin 2018. “E para për rritjen më të madhe të turistëve me 88% më shumë prenotime gjatë vitit të kaluar, Shqipëria veçohet nga vendet e tjera për natyrën e saj, plazhet, detet, malet, vlerësohet për pasuritë kulturore, për mikpritjen, por edhe për çmimet e leverdishme” citon website italian Kilimangiaro

Më tepër
Çfarë ndodhi në Janar
  • CrossCountry Individual Mountain Bike Marathon
  • ‘Nata e Dymbëdhjetë’ në 6 Dhjetor në Teatrin Metropol
  • Fundjavat në Cirkun Kombëtar
  • “Mashtrimi” shfaqje në Teatrin Kombëtar
  • Klubi i Leximit në Muzeun Historik Kombëtar
  • ‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’ nga Grayson Perry në GKA
  • Ndezja e dritave të Pemës së Krishtlindjeve
Më tepër
Eventet e pritshme në Shkurt
  • Opera ‘Carmen’ tek Pallati i Kongreseve-3 Shkurt 2018

  • Shfaqja “Sherbetoret” ne Teatrin Eksperimental “KS”

  • “Matilda” shfaqje per femije ne Teatrin Eksperimental “KS”

  • “Nga syte e kllounit” shfaqje cirku ne Cirkun Kombetar

  • “Don Kishoti” ne Teatrin e Metropolit

  • “Vdiq Mbreti, Rrofte Mbreti” shfaqje ne Teatrin Kombetar

  • "Medea" shfaqje ne Teatrin Eksperimental “KS”

  • “Zhurma qetësie’ ekspozitë në DitArt

Më tepër
color-facebook-48.png
color-twitter-48.png
color-link-48.png

Reklamoni në portalin tonë!

Kontaktoni në: Tel: +355 4 5800419 ose Email: contact@visit-tirana.com

Botim i Manderina Promotions, kompani PR dhe Marketing në Tiranë. Për shërbimet tona kliko : www.manderina.com
Ky email u dërgua tek *|EMAIL|*
Pse është dërguar ky e-mail? Ç'rregjistrohu nga kjo listë Perditëso preferencat