|
|
|
GAZETA MUJORE E TIRANËS, KORRIK 2017
Art, kulturë, muzikë, argëtim, aventurë e plot supriza, për ata që e duan këtë qytet.
|
|
Një Park Aventurash për Tiranën
Tirana ka tashmë Parkun e Aventurave, pikërisht në Dajt, i cili është parku i vetëm në Shqipëri i këtij lloji, i inaguruar më 27 Korrik. Parku ndodhet në një hapësirë të gjelbër të Malit të Dajtit, vetëm pak minuta larg teleferikut të Dajti Ekspres. Atraksioni më i ri në qytet pritet të sjellë më shumë vizitorë, veçanërisht adhurues të aventurave në natyrë.
Më tepër
|
Çfare të bësh në Gusht në Tiranë
Gushti është muaji më i qetë në Tiranë. Shumica e banorëve largohen nga kryeqyteti për pushime drejt bregdetit. Të tjerët zgjedhin pishinat e kryeqytetit që janë të shumta, për t’u freskuar. Megjithatë ne kemi disa rekomandime për ju që jeni në Tiranë dhe nuk dini ku ta kaloni kohën tuaj. Ju mund të vizitoni mjaft vende, dhe njëkohësisht të mos e ndjeni shumë vapën.
Më tepër
|
|
Turizmi ne Tiranë në kohën e komunizmit
Ashtu si çdo gjë tjetër edhe turizmi ka qenë i kontrolluar në Shqipëri, për shkak se vendi ynë ishte i izoluar. Shumica e turistëve vinin nga vendet e tjera komuniste, me të cilat Shqipëria kishte marrëdhënie të mira ekonomike dhe tregtare. Një dokumentar i rrallë tregon turizmin në Tiranë në vitet 50, si dhe rregullat që duhet të zbatonin turistët..
Më tepër
|
Ish- i përndjekuri politik shembull frymëzimi qytetarie për Tiranën
Veprimi i një 90 vjeçari në Tiranë, solli një shembull të rrallë frymëzimi për banorët e kryeqytetit. Thanas Dhespo, një ish i burgosur politik, që ka vuajtur 16 vite burg në kohën e komunizmit ka vendosur t’i përdorë paratë e tij të burgut, pra dëmshpërblimin që i dha shteti, për të rikonstruktuar dhe lyer pallatin ku jeton. Model qytetarie!
Më tepër
|
|
Skoda, simbol i rrëzimit të mureve të Ambasadave
Shqiptarët nuk kanë më frikë të flasin për periudhën e errët të komunizmit. Një atraksion i ri i është shtuar Tiranës, një gjysëm makine tip skode e vendosur në murin e Ambasadës Gjermane, një instalacion që na kujton një moment historik kur më shumë se 5000 shqiptarë u futën ilegalisht në ambasadat e huaja në Tiranë në Korrik 1990, si sfida e parë ndaj diktaturës.
Më tepër
|
Bashkia e Tiranës prezanton 4 suveniret e reja të qytetit
Dy muaj më parë Bashkia e Tiranës shpalli konkursin “Vizato Tiranën”, konkurs në të cilin morën pjesë më shumë se 40 artistë. 4 ishin punimet fituese, të cilat u shpallën në datë 21 Korrik nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Këto suvenire prezantojnë aspekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore të Tiranës, atraksione dhe monumente të njohura të qytetit..
Më tepër
|
|
Eventet që ndodhën në muajin Korrik
-
Ekspozitë “Ngjyrat e fshehura të Resë” (8-10 Korrik)
-
1-sh ma natyrën-kamp veror në Parkun e Madh (17-28 Korrik)
-
Festivali Ndëkombëtar i Xhazit në hotel Rogner (18-26 Korrik)
-
Kangoo Jumps në Parkun e Madh të Tiranës (20 Korrik)
-
Hapja e madhe e Dajti Adventure Park (27 Korrik)
Më tepër
|
Eventet e muajit Gusht në Tiranë
-
10 Netët e Kinemasë Italiane, organizuar te Reja ( 1 Gusht )
-
Shëtitje me biçikleta në darkë në Tiranë (2 Gusht)
-
Kangoo jumps në Parkun e Madh të Tiranës (3 Gusht)
-
The Promise, Movie- Cineplexx (3- 15 gusht)
-
Vepra të kthyera, ekspozitë te Galeria e Arteve (21 korrik -25 gusht)
Më tepër
|
|
|
|
|
|
|
|